Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-drejtorit, Sylë Tahirsylaj.
Në njoftimin e bërë nga IHMK thuhet se ai do të mbahet mend për punën e tij profesionale dhe përkushimin për IHMK, transmeton Telegrafi.
“Të nderuar kolegë, me datë 16/06/2024, ka ndërruar jetë Profesori dhe ish drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Sylë Tahirsylaj. Profesori Sylë Tahirsylaj, vite me radhë ka udhëhequr Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Ai do të mbahet mend për punën e tij profesionale dhe përkushtimin për IHMK në veqanti për Sektorin e Meteorologjisë”, bëhet e ditur në njoftim.
Tahirsylaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë dhe drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Ai mbahet në mend nga publiku për parashikimin e shpejtë dhe të saktë të motit./Telegrafi/