Site icon Telegrafi

Idrizi i lumtur me tre pikët e fituara përballë Dukagjinit

Trepça ’89 është rikthyer te fitoret në kampionat, pasi ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1.

‘Minatorët’ kanë marrë tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Pas ndeshjes trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi tha se kishin pritur një ndeshje të vështirë, por rëndësi kishte vetëm fitorja.

“E kemi ditur se do ta kemi të vështirë ndeshjen ndaj Dukagjinit. Kemi përgatitur ndeshjen për ta bllokuar Oto Johnin dhe kemi punuar shumë në aspektin ofensivë”.

Lexo po ashtu Trepça '89 merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit

“Rastet që i patëm i konkretizuam, por a kemi mundur më shumë, mendoj se po, por e rëndësishme ishte fitorja për t’i ikur pozitave të fundit, pozitë që po ndikon në ritmin e lojtarëve”.

“Por, mendoj se do të na shërbejnë shumë këto dy javë që i kemi pushim për të përmirësuar gabimet dhe të forcohemi më shumë”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

Exit mobile version