Site icon Telegrafi

“Icardi dëshiron të qëndrojë përgjithmonë te Interi, ëndërron tripletën”

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardti, Wanda Nara ka thënë se sulmuesi argjentinas mund të mbetet si kapiteni i Interit për gjithë pjesën tjetër të karrierës së tij.

Reprezentuesi argjentinas ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e para të Serie A këtë sezon, por kjo nuk do të thotë që ai do të largohet nga klubi nëse ofrohet një ofertë e madhe.

Lexo po ashtu Spalletti: Icardi në një nivel me Iscon, t’i vëmë klauzolë të madhe

Këtë e ka thënë gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, e cila ka theksuar se Icardi mund ta përfundoj karrierën e tij te Nerazzurrët, pasi ëndërron të fitoj shumë trofe me klubin, ndër to edhe kurorën e trefishtë apo tripletën.

“A mundet Icardi të mbetet përgjithmonë si kapiteni i Interit?”, kjo është tema të cilën e ka folur Wanda në fillimin e librit të saj të ri.

“Unë jam një Interist, kështu që unë shpresoj kështu”, ka thënë fillimisht Wanda Nara.

Lexo po ashtu Crespo: Pas Messit dhe CR7, Icardi është më i miri

“Shpresoj që Mauro të qëndrojë, ai ka vetëm një gjë në mendjen e tij. Ai është kokëfortë dhe ai do të arrijë ëndrrat e tij”.

Icardi së bashku me gruan dhe agjenten e tij, Wanda Nara!

“Ai gjithmonë ka thënë se dëshiron të fitojë me Interin”, shtoi agjentja dhe gruaja e tij.

“A është ëndërr tripleta? Po, shpresojmë të jetë kështu”.

“Kur Interi humbet, Mauro nuk flet me mua për gjysmë dite – nganjëherë më shumë!”, përfundoi Nara. /Telegrafi/

Exit mobile version