Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi bizare, që e shfaq një poster të vendosur afër një objekti që është duke u ndërtuar.
E tëra që dihet është se ai quhet Rakesh dhe po ia uron vetes ditëlindjen, transmeton Telegrafi.
Burri i me syza dhe këmishë me vija, shihet i ulur pranë tavolinës ku ndodhet edhe një telefon.
“Ju lutem më uroni 9849583066 vjet”, shkruan në këtë urim bizar, që Rakeshi i bëri vetës.
“Pse jo, kur nuk të uron askush, duhesh t’ia bësh qefin vetës”, është një koment lidhur me këtë ngjarje të pazakontë. /Telegrafi/