Komisioni Evropian ka miratuar marrëveshjen 7.5 miliardë dollarëshe të Microsoft për të blerë ZeniMax Media, kompaninë mëmë të Doom dhe Fallout, studion Bethesda Softworks.
Marrëveshja e Microsoft është aprovuar nga BE pa kushte, pasi ajo “nuk ngre dyshime serioze në lidhje me pajtueshmërinë e saj me tregun e përbashkët”. Blerja kërkoi miratimin e BE para se Microsoft të mund të finalizonte marrëveshjen me Bethesda dhe të sillte lojërat e ardhshme në abonimet e Xbox Game Pass.
Microsoft duket se po planifikon që ta lejojë kompaninë Bethesda të funksionojë ndaras, me udhëheqjen e saj ekzistuese. Kjo qasje duket se ka funksionuar për Mojang, LinkedIn dhe GitHub, të cilët kanë vazhduar të funksionojnë si të pavarura dhe të ndara edhe pasi Microsoft i bleu ato.