Site icon Telegrafi

Hyundai prezanton robotin për mbushjen e veturave elektrike

Inxhinierët që punojnë për Hyundai Motor Group në Korenë e Jugut zhvilluan një robot karikues plotësisht automatik, i quajtur shkurt ACR.

Kompania pretendon se ACR ka kapacitet të punojë në çdo mjedis dhe në çdo mot, duke e bërë karikimin e makinave elektrike më të lehtë dhe më të sigurt për drejtuesit, transmeton Telegrafi.

ACR duket si një karrocë gjigante me një krah të bashkangjitur, por pavarësisht pamjes së saj mjaft të thjesht, makina është mjaft e ndërlikuar.

Ekipit të inxhinierëve iu deshën gati një vit për të avancuar nga një prototip CGI në një njësi funksionale, e cila tani është testuar dhe vlerësuar në një stacion karikimi për makina elektrike.

Videoja e publikuar nga Hyundai e tregon robotin ACR në veprim:

Siç mund ta shohim, gjithçka që duhet të bëjë shoferi është të aktivizojë funksionin e parkimit në mënyrë automatike. Pasi makina vendoset në vendin e caktuar të parkimit, ACR merr punën përsipër. Roboti komunikon me makinën, në këtë rast Ioniq 6, dhe hap portën e karikimit, pastaj thjesht fut kabllon e karikimit në portën e karikimit. /Telegrafi/

Exit mobile version