Site icon Telegrafi

Hyseni: Shëtitorja mbi lumin Mirusha është në fazën finale

Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë punimet për përfundimin e shëtitores së qytetit nga çerdhja në lagjen Dardania deri tek rruga transit mbi lumin Mirusha.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka inspektuar punimet të cilat po zhvillohen aty, ku theksoi se shëtitorja mbi lumin Mirusha është në fazën finale.

Sipas Hysenit, 400 metrat e fundit po marrin formë dhe shumë shpejt përfundojnë të gjithë pjesën e kupëzave të betonit.

“Brenda pak javësh, kjo shëtitore do të jetë gati për t’u shijuar nga të gjithë qytetarët. Një tjetër hap drejt një Gjilani më të bukur, më modern dhe më të qasshëm për të gjithë”, tha Hyseni. /Telegrafi/

Exit mobile version