Site icon Telegrafi

Hyseni: Hapësira e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, po merr një formë krejtësisht të re

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e ri të objektit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan pas rrënimit të objektit të vjetër.

Për të parë ecurinë e deritanishme të punimeve, ka dalë edhe kryetari i Komunës së Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, derisa theksoi se puna ka nisur me intensitet.

Sipas tij pas rrënimit të objektit të vjetër, hapësira e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, po merr një formë krejtësisht të re.

“Me një investim prej 1 milion eurosh, ky projekt do të sjellë një hapësirë moderne dhe funksionale që do të shërbejë për qytetarët tanë dhe gjithë vizitorët e studentët”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi më tej se ky është vetëm fillimi i një transformimi të madh. /Telegrafi/

Exit mobile version