Punëtorëve të sektorit publik të cilët janë në grevë tash e një muaj nuk u janë ekzekutuar ende pagat e shtatorit.
Në lidhje me këtë kryetari i Bashkimi të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli ka thënë se ato do të dalin dhe se beson që mund të ketë ndodhur një gabim teknik.
“Lidhur me pagat sot kam pasur kontakt me partnerin social dhe sipas tyre ka ndodhur një gabim teknik. Unë besoj se të hënën do të dalin”, tha ai.
Ndryshe, të premten punëtorëve të sektorit publik të cilët janë në grevë tash e një muaj, nuk u janë ekzekutuar pagat e shtatorit. /Telegrafi/