Paris Saint-Germain ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Nantes me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 29-të në Ligue 1.
Skuadra franceze kaloi në epërsi me anë të Julian Draxler në minutën e 42-të, me kaq edhe u mbyll pjesa e parë.
Por, 45 minutat e dytë ishin të pafat për PSG-në që pësoi dy gola nga mysafirët.
💪⚽️#PSGFCN pic.twitter.com/TgLOJDGpJ9
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) March 14, 2021
Në minutën e 59-të, Nantes i barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Randal Kolo.
Skuadra mysafire nuk u ndal me kaq dhe ia doli të përmbysë rezultatin me golin e Moses Simon (71’), që u asistua nga Koli.
⏱ |
GOAAAAAAAAAAAAL ! Randal Kolo Muani sert parfaitement @Simon27Moses qui conclut et donne l'avantage aux Jaunes et Vert 🔥
1⃣-2⃣ | #psgfcn
— FC Nantes (@FCNantes) March 14, 2021
Parisient tentuan deri në fund që të merrnin së paku një pikë, mirëpo Nantes ishte shumë e organizuar në mbrojtje.
Pas javës së 29-të, PSG gjendet në vendin e dytë me 60 pikë, tre më pak se lideri Lille. /Telegrafi/