Humanisti i njohur, Halil Kastrati ka dhënë një lajm të hidhur.
Kastrati ka njoftuar se sot (e enjte) atij i ka vdekur motra, Nashide Kastrati – Mustafa në moshën 47-vjeçare.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër me namaz të xhumasë në fshatin Gur i Kuq në komunën e Rahovecit.
“Motra ime, loçka ime: “Të Zotit jemi edhe te ai do te kthehemi. Të dashur familjarë, miq e dashamirë. Sot në moshën 47-vjeçare ndrroi jetë motra ime e vogël, Nashide Kastrati-Mustafa. Varrimi do të behet nesër me namaz të xhumasë në fshatin Gur i Kuq në Komunën e Rahovecit. O Zot mëshiroje dhe shpërbleje me xhennet”, shkroi Kastrati.