Ndeshja çerekfinale mes Anglisë dhe Francës në Katar 2022, rezultoi një nga më të bukurat, ku francezët siguruan kualifikimin tutje fal fitores me rezultat 2-1.
Vendimtare në atë ndeshje rezultoi penalltia e humbur nga Harry Kane, e cila nëse do të ishte realizuar do ta barazonte gjithçka në 2-2.
Atij episodi, tashmë i është rikthyer portieri i Francës, Hugo Lloris i cili aktivizohet së bashku me Kane tek Tottenham.
Portieri francez shprehet se Kane do ta vuajë atë penallti të humbur dhe do t’i duhet kohë që të rikuperojë, megjithatë shton se të gjithë gabojnë nga pika e bardhë.
“Mendoj se Kane i duhet pak pushim, është një moment i vështirë për atë dhe Anglinë. Por, mendoj se ai mund të jetë krenar për atë çfarë i ka dhuruar kombëtares në Kupën e Botës”.
“Në historinë e futbollit janë të shumtë lojtarët që humbasin penallti, kujtoj këtu Messin, Ronaldon dhe Mbappe. Nuk dyshoj se Kane do ta ngrit kokën dhe do të shkëlqej për Tottenhamin dhe kombëtaren”, ka thënë Lloris. /Telegrafi/