Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vazhduar tubimet e tij elektorale, duke zhvilluar takime të ngrohta dhe të përzemërta me qytetarë dhe aktivistë të PDK-së në Malishevë dhe Bllacë.
Gjatë këtyre tubimeve, Hoxhaj ka ndarë me të pranishmit vizionin dhe planet konkrete të PDK-së për të ardhmen.
“Tubim pas tubimi, në takimet e përzemërta me qytetarë e aktivistë të PDK-së në Malishevë e Bllacë të Suharekës💙. #PDK131 #Hoxhaj4,” ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi nga takimet.
Takimet e organizuara në kuadër të fushatës zgjedhore kanë treguar një mbështetje të madhe për PDK-në dhe për kandidaturën e Hoxhajt, duke dëshmuar përkushtimin e tij ndaj qytetarëve të çdo zone ku zhvillon aktivitet politik.