Telegrafi

Hoxha: Votuesit legjitimitetin ia dhanë Frontit Europian

Arianit Hoxha nga Fronti Europian sot në TV21 u shpreh se votuesit shqiptarë legjitimitetin ia dhanë Frontit Europian.

“Koalicioni VLEN dy tre ditë para zgjedhjeve publikoi fotografi me z.Mickoski ku të gjithë e proklamuan se kjo do të jetë Qeveri a ardhëshme dhe dy ditë mbas asaj shqiptarët dolën dhe votuan dhe votën përsëri ja besuan Frontit Europian që dëshmon edhe njëherë se votuesi nuk ja ka dhënë ligjitimitetin po të ishte që shqiptarët besonin që VLEN-i do të jetë përfaqësuesi politik në Qeverisjen e ardhëshme atëherë do të duheshte që votat të shkonin te VLEN-i”, u shpreh Hoxha.

Ai gjithashtu tha se partitë maqedonase nervozën më të madhe ndaj Frontit Europian e kanë shprehur kur janë bashkuar bashkësit e etnive tjera.

“Momentin kur partitë politike maqedonase nervozën më të madhe ndaj Frontit Europian e kanë shfaqur kur kanë ardhur këto bashkësi të tjera etnike sepse deri tani beteja politike normalisht është zhvilluar për arritjet apo për të drejtat e shqiptarëve prej partive shqiptare mirëpo në difollt kanë përfituar edhe komunitetet tjera”, tha Hoxha./TV21/