Site icon Telegrafi

Hoxha-Molliqajt: Ua ke kontrolluar njerëzve Facebook-un

Dibran Hoxha dhe Dardan Molliqaj kanë kaluar në nivelin personal të diskutimit teksa po flisnin për grevat në sektorin publik.

Në vazhdën e diskutimeve për grevën e sindikatave të Kosovës, debati ka kaluar edhe në nivelin personal në mes të aktivistit të shoqërisë civile, Dibran Hoxha dhe kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Në diskutim e sipër, Molliqaj ka thënë se “problemi më i madh i njerëzve që e mbështesin Kurtin, është mendja e robëruar i cili është rreziku më i madh”.

"Mos na shit moral ktu" / Perplasje mes Dibran Hoxhes dhe Dardan Molliqajt

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj deklarate, ka reaguar Hoxha, i cili ka thënë se vetë Molliqaj e ka instaluar metodën staliniste sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoxha ka thënë, se kryetari i PSD-së, ia kishte kontrolluar njerëzve Facebook-un, për ta parë se me kë po flet.

“Ky njeri që ka instalu metoda staliniste në parti, vjen edhe më shpërlahet në studio, a ke instalu mekanizma staliniste? A ke përjashtu njerëz? Nuk të lë me fol nuk mund të lë të shpërlahesh dhe të japësh mendime të paargumentume, vetëm Kosova ta lejon këtë mendësi. Ia ke kontrollu njerëzve facebookat, i ke thënë ti bën me fol me këtë e me atë”, ka thënë Hoxha.

Molliqaj, tutje ka thënë se Hoxha po ia bën “argatin pushtetit”. Sipas kreut të PSD-së, kërkesa e grevistëve për paga më të mëdha është legjitime./RTV Dukagjini

Exit mobile version