Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se ka emëruar Antigona Baxhakun këshilltare politike dhe drejtore të Zyrës për komunikim me Publikun.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e Kryeministrit, pasi që Antigona me eksperiencën dhe gatishmërinë do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë.
“Ekipit tonë i bashkohet edhe Antigona Baxhaku!
Antigona do të jetë Këshilltare Politike dhe Drejtore e Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit.
Me veprimtarinë e saj 22 vjeçare në jetën publike, me theks të veçantë në jetën mediale, konsideroj se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës, duke qenë urë e fuqishme komunikimi dhe bashkëpunimi me mediat.
Mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e Kryeministrit, pasi që Antigona me eksperiencën dhe gatishmërinë e saj do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë”, shkruan Hoti. /Telegrafi/