Hoteli EastLink i “ndërtuar” në afërsi të një autostrade në periferi të Melbourne, Australi, është dizajnuar të duket si hotel i vërtetë, por në fakt është një skulpturë.
Ky model i skulpturës që është i madh dhe kushtoi 1.2 milionë dollarë për t’u ndërtuar, ishte dizajnuar nga artisti kanadez Callum Morton i cili e prezantoi në vitin 2007, transmeton Telegrafi.
Ajo habit shumë njerëz derisa kalojnë pranë saj, madje disa tentojnë të bëjnë rezervime për të qëndruar në këtë “hotel” edhe pse nuk ka asnjë dhomë brenda.
Shumë njerëz telefonojnë për të rezervuar dhoma, dhe shpesh ndalen në parkingun pranë skulpturës duke tentuar të kontaktojnë me dikë.
Është një strukturë prej betoni dhe çeliku dhe panele të xhamit, me përmasa 12 metra i gjerë dhe 20 i lartë. /Telegrafi/