Site icon Telegrafi

Honda nënshkroi para gjashtë ditësh si lojtar me Melbourne Victory, ndërsa sot emërohet trajner dhe menaxher i Kamboxhias

Foto: Sqwuaka

Keisuke Honda është emëruar sot (e diel) gjatë ditës si trajner i ri i dhe menaxher gjeneral i Kamboxhias, teksa vetëm para gjashtë ditës nënshkroi si lojtar me australianët e Melbourne Victory.

Futbollisti i njohur japonez, Keisuke Honda ka befasuar gjithë botën e futbollit me vendimin e tij të fundit.

Kjo pasi njëri nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit japonez është prezantuar si trajner dhe menaxher i përgjithshëm i përfaqësueses së Kamboxhias.

Kjo nuk do të kishte qenë befasueses, por Honda, i cili ka luajtur edhe me gjigantin italian, Milanin në Serie A, vetëm pak ditë më parë u transferua në Australi te skuadra Melbourne Victory.

Puna e 32-vjeçarit do të jetë e dyfishtë, pasi do të stërvitet çdo ditë me skuadrën australiane, ndërsa me stafin dhe futbollistët e Kamboxhias do të mbajë një herë në javë video-konferenca nga Melbourni.

Megjithatë, mbetet të shihet se si do t’ia bëjë Honda mes datave 8 nëntor dhe 15 dhjetorit, kur do të ketë impenjim të dyfishtë.

Me kombëtaren e Kamboxhias do të jetë në Suzuki Cup me Malajzinë, Myanmarin, Vietnamin dhe Laosin, ndërkohë që këtë njëjtën periudhë, me Melbourne Victory, do të ketë ndeshje për të zhvilluar në kampionatin australian. /Telegrafi/

Exit mobile version