Një kopsht zoologjik në Holandë është në kërkim të 11 rakunëve të arratisur nga objekti.
Zyrtarët e kopshtit zoologjik AquaZoo në Leeuwarden kanë njoftuar se nga 12 rakunë vetëm një prej tyre është i pranishëm në kopsht, përcjell Telegrafi.
Siç ka njoftuar drejtori i kopshtit, Jeroen Loomeijer, dy të tjerë janë gjetur, por nëntë kafshë të tjera janë ende të lira.
Loomeijer tha se rrjeta e cila e rrethonte objektin nuk ishte vendosur mirë, duke i lejuar kafshët kështu të gërmojnë rrugën drejt arratisjes.
Gjithashtu, drejtori ka njoftuar se rakunët janë sterilizuar kështu që ata nuk do të shumohen dhe nuk besohet të jenë rrezik për njerëzit. /Telegrafi/