Site icon Telegrafi

Hojlund barazoi rekordin shumëvjeçar të vendosur nga Anelka

Rasmus Hojlund shënoi golin e tij të pestë në Ligën Premier në fitoren 2-1 ndaj Aston Villa këtë të diel.

Ai tani ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit të Manchester United në Ligën  Premier në moshën 21 vjeç e 7 ditë.

Duke bërë këtë, Hojlund tani është lojtari i dytë më i ri që ka shënuar pesë gola në po aq ndeshje radhazi – vetëm pas legjendarit Nicolas Anelka.

Anelka konsiderohet gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë që ka zbukuruar ligën angleze.

Është një dëshmi e talentit të Hojlund që ai tani është në të njëjtin grup.

Hojlund tani ka 11 gola në sezonin e tij debutues në Man United dhe dy asistime në ligën angleze./Telegrafi/

Exit mobile version