Leicteser City ditë më parë shkarkoi trajnerin Claudio Ranieri.
Tashmë ‘Dhelprat’ kanë dalë në “gjueti” për të gjetur pasuesin e italianit që i bëri kampion sezonin kaluar në Ligën Premier.
Raportohet se si alternativa kryesore e skuadrës angleze është Roy Hodgson, transmeton Telegrafi.
Madje thuhet se kampioni ka zhvilluar bisedimet e para me ish-menaxherin e Anglisë dhe Liverpoolit.
Pronarët tajlandezë të “The Foxes” janë të interesuar për të sjellë një njeri me përvojë në krye të ekipit. /Telegrafi/