Bosi i Anglisë, Roy Hodgson, ka thënë se lojtarët e tij duhet që të jenë më konkret para portës.
Hodgson thotë se ekipi i tij duhet të përgatitet mirë për Islandën dhe të mos i lë asgjë rastit.
“Unë frikësohem se ndeshja ndaj Islandës do të ngjasojë me atëo të grupit. Suksesi i tyre është i bazuar në mbrojtje të fortë dhe punë ekipore”.
“Unë e njoh trajnerin e tyre dhe zëvëndëstrajnerin, ata i përgatisin mirë ekipet e tyre. Ne duhet të përmirësohemi, sidomos para golit, aty duhet të jemi vrastarë”, potencoi Hodgson. /Telegrafi/