Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet ai që konsiderohet si një historian turk.
Siç thuhet në përshkrimin e videos, historiani turk ofendon rëndë heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.
“Historiani turk Talha Uğurluel i financuar nga shoqata e Erdoganit, Tika, për të zbuluar rrënjët osmane në Ballkan, gjatë një vizite në Lezhë tek varri i kryetrimit tone, ndër te tjera thotë: Skënderbeu nuk bëri luftë por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. “Ai ishte sikurse është sot PKK. Dhe e mbyll duke thënë: “Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi të jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy, shqiptar por besnik i Osmanëve apo si Skënderbeu tradhtar”, shkruhet në përshkrimin e videos. /Telegrafi/