Jourdan dhe Matt Moore, për 11 vjet kishin shpresuar të bëheshin me fëmijë, derisa ëndrra iu realizua dhe tani binjakët gëzojnë shëndet të plotë. Por lindja e tyre kaloi ҫdo parashikim, madje edhe ato të mjekësisë.
Në pamundësi për të lindur fëmijë në mënyrë natyrale, Jourdan 33 vjeç dhe Matt Moore, 34 vjeç, vendosën të adoptojnë embrione, pas sugjerimit të një miku të tyre për një donacion.
Moore kishte vuajtur nga shumë sëmundje, të cilat e kishin detyruar të pinte ilaҫe të forta. Për pasojë, për 11 vjet e pati të vështirë të mbetej shtatzënë.
Pas adoptimit të embrioneve, shtatzënia e Jourdan ishte në kushte normale, sipas mjekëve. Por vetëm kur ishte vetëm 23-javëshe, foshnjat lindën para kohe.
Mjekët ishin përgatitur për më të keqen dhe nuk besonin se foshnjat do të mbijetonin, por mrekullia ndodhi. Gjithҫka doli jashtë parashikimeve.
Lindja e dy binjakëve vetëm pas 23-javësh u konsiderua si një rast tepër i vështirë, sepse kishte pak shanse që të mbijetonin.
Pas lindjes dhe rikuperimit të tyre të plotë, Jourdan tha për mediat se kjo ishte mrekulli për ta, edhe pse mundësitë që binjakët të mbijetonin ishin vetëm 21 për qind.
Cadence Moore peshonte vetëm 481 gramë, ndërsa vëllai i saj Jaxson peshonte vetëm 141 gramë. Binjakët lindën me prerje cezariane me 23 shtator të vitit 2015.
Sot, dy fëmijët e mrekullueshëm janë 16 muajsh dhe mjafton të shihni Instagramin e tyre për të kuptuar se jo vetëm janë rritur shumë, por janë bërë edhe personazhe virtualë.