Hillary Clinton e ka quajtur gazetarin amerikan, Tucker Carlson një “idiot të dobishëm” përpara publikimit të intervistës me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ish-prezantuesi i Fox News vazhdimisht e kritikon administratën amerikane për ndihmën që i ofron shtetit ukrainas.
Duke i anashkaluar jetët e humbura nga urdhrat e presidentit rus, Vladimir Putin, Carlson e ka fokusuar zemërimin te presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Gjatë intervistimit të ish-Sekretares së shtetit Amerikan, Clinton, prezantuesi Alex Wagner ka theksuar se Tucker Carlson gjendet në Moskë për të realizuar intervistë me Putinin.
“Amerikani i parë, do të them gazetar, që intervistoi Putinin që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Çfarë simbolizon për ju Tucker Carlson, mediat e krahut të djathtë, dhe gjithashtu Vladimir Putin?”
“Epo, më tregon atë që mendoj se e kemi ditur të gjithë. Ai është një idiot i dobishëm. Nëse lexoni përkthime të asaj që thuhet në mediat ruse, ata tallen me të. Në njëfarë mënyre, pasi u pushua nga kaq shumë media, nuk do të habitesha nëse ai do të krijonte kontratë me media ruse, sepse ai është një idiot i dobishëm”, tha Clinton, duke lënë të nënkuptohet se Carlson mund të thotë edhe gjëra të pavërteta.
“Kështu që unë nuk e kuptoj pse Putini nuk do t’i jepte atij një intervistë, sepse nëpërmjet tij ai mund të vazhdojë të gënjejë rreth objektivave në Ukrainë”, shtoi ajo, duke e cilësuar këtë moment si trishtues dhe si shenjë se ka njerëz në vend që janë pjesë e “kolonës” së Putinit.
Ndryshe, Putin intervistën e fundit që e ka dhënë për mediat perëndimore ishte për televizionin amerikan CNBC në tetor të vitit 2021 në Forumin Ndërkombëtar “Russian Energy Week” në Moskë. /Telegrafi/
@msnbc EXCLUSIVE: Hillary Clinton reacts to Tucker Carlson’s upcoming interview with Russian President Vladimir Putin. She calls the former Fox primetime host a “useful idiot,” and explains that, “He parrots Vladimir Putin’s pack of lies about Ukraine.” Tune in at 9 p.m. ET tonight for her full interview on “Alex Wagner Tonight.” #fyp #foryou #politics #politicaltiktok #tuckercarlson #putin #hillary #clinton ♬ original sound – MSNBC