Gonzalo Higuain ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga klubi italian i Napolit.
Fichajes.net ka raportuar se reprezentuesi argjentinas ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re, teksa planifikon largimin gjatë afatit kalimtar veror.
Reprezentuesit argjentinas marrëveshja me skuadrën napolitane i mbaron në korrik të vitit 2018.
Për shërbimet e ish-lojtarit të Real Madridit janë të interesuar Arsenali dhe PSG. /Telegrafi/