Site icon Telegrafi

Hetemi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IKKL, synohet dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës

Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës (IKKL).

Përmes kësaj marrëveshjeje, qëllimi është mbledhja e materialeve të rëndësishme që i dëshmojnë ngjarjet e ndodhura gjatë luftës, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se dy palët tashmë kanë forcuar angazhimin e përbashkët për dokumentimin e këtyre ngjarjeve.

Tutje thuhet se synimi i përbashkët është dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës.

“Synimi i përbashkët me IKLL është i qartë që në gjdo cep të Kosovë për krimet e kryera gjatë luftës do të dokumentohen me përkushtim të veqantë për të ruajtur të vërtetën historike për brezat që vijnë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version