Maqedonia e Veriut ka marr një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Armenisë me rezultat 4-0, në kuadër kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.
Kjo fitore i mbanë në garë për vendin e dytë që dërgon në play-off për Kampionatin Botëror.
Aleksandar Trajkovski hapi rezultatin e ndeshjes, kur shënoi në minutën 22-të për 1-0.
Goli i dytë u shënua nga Enis Bardhi me një goditje të bukur jashtë zonës (2-0), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
#Eliminatorias 🌍 🇦🇲🆚🇲🇰
⚽️ [37'] GOL DE MACEDONIA DEL NORTE
Enis Bardhi sacó un buen remate para el 2-0 ante #Armenia.https://t.co/3yzTwx6EQ3
— Camino Mundial (@caminomundialok) November 11, 2021
Në pjesën e dytë sërish ishte mesfushori shqiptar që shënoi për 3-0 nga pika e bardhë.
Milan Ristovski shënoi për 4-0, duke i dhënë fund dilemave për fituesin.
Krejt në fund Bardhi kompletoi het-trikun në kohën shtesë për rezultatin 5-0.
Maqedonia ka 15 pikë në vendin e dytë, një më shumë se Rumania që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/