Kryeministri italian, Mario Draghi duket se ka mbetur i zhgënjyer me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ky i fundit raportohet se nuk ka pas kohë që të flas në telefon me të parin e qeverisë së Italisë në kohën kur agresioni rus po vazhdon me intensitet të lartë në Ukrainë.
“Presidenti Zelenskyi na tha se ai fshihet diku dhe se Ukraina nuk ka më kohë. Ai duhej të merrte pjesë në një telefonatë në orën 9.30 të mëngjesit, por nuk ia doli dot”, njoftoi gazetari italian, Tancredi Palmeri, i cili u bazua në burimet e afërta me Draghin.
Italian PM Draghi: “President Zelenskyi told us that he is hiding somewhere and that Ukraine has no more time.
He was supposed to attend a phone call at 9.30am but he couldn’t make it”— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) February 25, 2022
Tashmë ka reaguar edhe presidenti ukrainas duke arsyetuar veprimin se kishte luftime dhe nuk ka pasur kohë që t’i përgjigjet Draghit.
“Sot në orën 10:30 në hyrjet e Chernihiv, Hostomel dhe Melitopol pati luftime të ashpra. Njerëzit vdiqën. Herën tjetër do të përpiqem të lëviz orarin e luftës për të folur me Mario Draghin në një kohë të caktuar. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të luftojë për popullin e saj”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Theksojmë se presidenti ukrainas gjatë ditës së sotme ka shprehur pakënaqësinë me vëllimin e sanksioneve të vendosura nga disa vende Perëndimore dhe ka kërkuar që të shtohet intensiteti i tyre.
Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë njoftuar se kanë vrarë mbi njëmijë ushtarë rusë ndërsa në radhët e tyre kanë vdekur 137 ushtarë dhe civilë. /Telegrafi/
Today at 10:30 am at the entrances to Chernihiv, Hostomel and Melitopol there were heavy fighting. People died. Next time I'll try to move the war schedule to talk to #MarioDraghi at a specific time. Meanwhile, Ukraine continues to fight for its people.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022