Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry është bërë një aksionar në Como dhe shpjegoi planet e tij për klubin në një konferencë për shtyp me drejtorin gjeneral të klubit, Dennis Wise.
Ish-sulmuesi i Francës ka blerë një pakicë të aksioneve te klubi i Serisë B që nënshkroi me Cesc Fabregas këtë verë.
“E njoh pasionin e italianëve për futbollin dhe nuk hezitova kur pata këtë mundësi për të filluar një kapitull të ri të jetës sime”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp sot.
“Kam folur me Cesc Fabregas dhe Gianluca Zambrotta, i cili ishte shoku im i skuadrës në Barcelonë. Cesc do të jetë në mesin e protagonistëve dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm, pavarësisht nëse do të fillojë apo jo”.
“Një nga objektivat është investimi në komunitetin e Comos dhe krijimi i një sinergjie me njerëzit vendas përmes iniciativave që mund të jenë të dobishme për të krijuar punësim”, vazhdoi Henry.
“Como ka një histori të bukur, është i njohur për bukurinë e qytetit dhe liqenit, por shpresojmë se së shpejti do të njihet për futbollin”.
Fabregas është thirrur për ndeshjen e sotme kundër Brescias, të cilën Henry do ta shikojë nga tribuna e Stadio Senigaglia.
“Unë jam asistent i Martinezit me Belgjikën dhe jam një ekspert futbolli në Francë, por do të jem këtu kur të mundem, por në ditët e sotme ka shumë mënyra për të komunikuar”, potencoi ish-sulmuesi i Arsenalit.
Fituesi i Kupës së Botës të Francës në vitin 1998 foli gjithashtu për periudhën e tij të shkurtër në Juventus.
“Unë e kam dashur klubin dhe do të kisha qëndruar nëse nuk do të ishte për një person. Kam respekt të madh për futbollin italian, duke luajtur këtu kuptova mentalitetin e lojtarëve. Unë jam i të njëjtit brez me kampionë si Andrea Pirlo dhe Gennaro Gattuso”.
Henry kaloi gjashtë muaj në Juventus nën Carlo Ancelottin përpara se të bashkohej me Arsenalin në verën e vitit 1999. Ish-mesfushori i Chelsea, Dennis Wise është drejtor gjenereal i Comos dhe ndau pikëpamjen e tij për të ardhmen e klubit.
“Ne kemi shumë gjëra në mendje, ne duam të shkojmë në Serie A relativisht shpejt dhe të krijojmë një sektor solid të të rinjve për të qenë konkurrues si Milani, Interi, Atalanta dhe klube të tjera. Fakti që Henry dhe Fabregas i janë bashkuar projektit tregon se sa serioz jemi. në lidhje me të”, ka shtuar më tej francezi. /Telegrafi/
Como, ecco Henry: "Qui si è aperto un nuovo capitolo della mia vita. Fabregas? È pronto…" https://t.co/aqZfHePOUW
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) August 29, 2022