Site icon Telegrafi

Hendbollistë nga Brazili në skuadrat e Kosovës

(Foto Ilustrim: NBC Olympics)

Ka përfunduar tashmë afati për angazhimin e lojtarëve të huaj. Janë dy skuadra të hendbollisteve që i kanë shfrytëzuar momentet e fundit të afatit.

Ndërkohë më herët, KH Kastrioti angazhoi plot katër lojtarë. Bëhet fjalë për brazilianin Guilherme Da Silva Fernandez, Samid Mekiqin nga Mali i Zi dhe Martin Bozhinovskin dhe Adis Saliun nga Maqedonia e Veriut.

Angazhimi i katër lojtarëve nga vendet tjera bën të ditur se Kastrioti ka synime më të mëdha për vazhdimin e kampionatit.

Ndërkohë, në vazhdim të kampionatit në klubet tona do të luajnë katër hendbolliste nga Brazili.

KHF Ferizaj ka paraqitur për regjistrim tri lojtare braziliane. Njëra prej tyre ka debutuar fundjavën e kaluar ndaj Istogut. Bëhet fjalë për Ligia Costa. Dy brazilianet tjera për të cilat ka paraqitur kërkesë për regjistrim Ferizaj janë Ana Luisa Lira Chaves dhe Larissa Inae Da Silva. Pritet që ato të jenë përforcim i madh për skuadrën ferizajase.

Lideri i Superligës, Istogu, ka paraqitur për regjistrim brazilianen Dayane Rocha. Ajo ka karrierë të gjatë dhe të suksesshme si në nivel klubesh ashtu edhe me Kombëtaren e Brazilit.

Malazezja Angjela Kovaçeviq është lojtarja tjetër për të cilën ka paraqitur kërkesë KHF Istogu.

Istogu po ashtu ka kthyer në përbërje Elma Kamerin, që për shumë vjet ishte prej hendbollisteve më të dalluara në Kosovë.

Exit mobile version