Site icon Telegrafi

Hëna po largohet ngadalë nga Toka

Në një zbulim të rrallë, shkencëtarët kanë zbuluar se Hëna ngadalë po largohet nga Toka.

Hëna është i vetmi satelit natyror që rrotullohet rreth tokës. Më parë, supozohej se Hëna qëndronte në një distancë të vazhdueshme nga Toka për shkak të tërheqjes gravitacionale, por zbulimi i ri ka ngritur disa pyetje në lidhje me Hënën, transmeton Telegrafi.

Sipas NASA-s, Hëna ngadalë po largohet nga Toka me 3.8 centimetra në vit, raportoi një uebfaqe me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Më parë, Hëna dikur ishte një pjesë e madhe e kohës së matjes pasi u përdor si kalendar nga qytetërimet e lashta njerëzore.

Sidoqoftë, zbulimi i fundit ka sjellë shumë pyetje në lidhje me gjetjet e kaluara dhe zbulimin, raportoi faqja e internetit e Indy100.

Nëse Hëna do të vazhdonte të largohej nga Toka me të njëjtën normë, atëherë do të ishte përplasur me Tokën rreth 1.5 miliardë vjet më parë, gjë që nuk ndodhi kurrë në të kaluarën. /Telegrafi/

Exit mobile version