Së paku tre të vdekur dhe një i plagosur pasi një helikopter ushtarak turk u rrëzua në një zonë banimi në rrethinat e Stambollit, njoftoi media lokale.
Së paku deri më tani, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk dihet shkaku i aksidentit.
Po sipas mediave, aeroplani u rrëzua ndërsa fluturonte mbi Sancaktepe, një lagje në lindje të Stambollit.
Helikopteri thuhet se po kthehej nga një fluturim trajnimi rutinë dhe u rrëzua gjatë uljes në një bazë ushtarake aty pranë. /Telegrafi/
TSK UH-1 crashed in Istanbul’s Sancaktepe residential areas. 3 soldiers lost their lives and 1 wounded. pic.twitter.com/oooMpmddyI
— Cemal Acar (@Acemal71) November 26, 2018