Modelja e famshme, Heidi Klum dhe vajza e saj, Leni, kanë vazhduar bashkëpunimin duke prezantuar një koleksion të ri të të brendshmeve nga marka italiane e modës, Intimissimi.
Bëhet fjalë për një koleksion me theks në fushatën e fundvitit, ku nënë e bijë kanë pozuar me grupe identike të brendshmesh prej dantelle.
Në profilet e tyre në Instagram, 50-vjeçarja dhe 19-vjeçarja i kanë publikuar fotografitë e reja, ku janë të rrethuara me dhurata dhe pozojnë në koleksionin e Vitit të Ri, i cili vjen në dy ngjyra – e kuqe dhe e zezë.
Gjithashtu, manekinet prezantuan rrobat e mëndafshta dhe pjesët e poshtme të pizhameve.
Heidi dhe Leni kanë qenë edhe më herët në shënjestër të kritikave për pozimin së bashku dhe veshjen e të brendshmeve me dantella, ndaj ka shumë të ngjarë që për këtë Klum t’i ketë ndalur komentet nën postimin e saj në Instagram. Por, kjo nuk i ka penguar përdoruesit e rrjeteve sociale të komentojnë nën postimin e vajzës së saj.
Ndërsa disa ishin të gëzuar kur panë sërish Heidin dhe Lenin bashkë, të tjerëve iu duk “pak rrëqethëse” që nënë e bijë po pozonin me të brendshme pranë njëra-tjetrës. Por, Leni nuk i bllokon komentet e tilla dhe vazhdon në hapat e nënës së saj duke ndërtuar suksesin në modeling. /Telegrafi/