Fillimisht u fol për një interesim të mundshëm të Interit drejt Hector Herrerars, ndërsa tani një dëshirë të lojtarit për t’i bashkuar skuadrës zikaltër.
Meksikani do të jetë lojtar i lirë gjatë verës pasi në qershor i skadon kontrata te Porto pas gjashtë vitesh të kaluara te skuadra portugeze.
Emri i tij shpesh herë ka qenë i lidhur me një kalim në Serie A, duke përfshirë këtu skuadrat si Napoli, Juventusi, Roma dhe Milani.
Sipas Sportitalia, është Interi klubi që ka tentuar drejt lojtarit që nga nëntori i 2018, teksa Roma dhe Milani kanë kthyer kokën tek objektivat tjerë.
Raportohet se 28-vjeçari ka shprehur vullnetin t’i bashkohet klubit nga Giuseppe Meazza dhe të refuzojë një ofertë të mirë nga një klub spanjoll.
Ai gjithashtu është i gatshëm të refuzojë ofertat nga Liga Premier dhe kontratën e re të Portos ku pritej të fitonte gjashtë milionë euro në vit.
Herrera në 219 ndeshje për klubin nga Portugalia ka shënuar 29 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ApRyPgzFQ0Y