Site icon Telegrafi

Hazard zgjedh ish-bashkëlojtarin e tij si trajnerin e duhur për të marrë drejtimin e Chelseat

Ikona e Chelseat, Eden Hazard, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me temën se kush duhet të jetë personi që do ta zëvendësojë Mauricio Pochettinon sezonin e ardhshëm.

Tekniku argjentinas u largua nga ‘Stamford Bridge’ me marrëveshje të dyanshme javën e kaluar, pas vetëm një sezoni në krye të ‘Bluve’ duke i rikthyer ata përsëri në futbollin evropian.

Klubi londinez tashmë ka filluar kërkimet për zëvendësimin e tij dhe teksa një numër i kandidatëve është konsideruar, Hazard ka dhënë një emër të ri.

Belgu i cili kaloi shtatë vite tek Chelsea mes 2012 dhe 2019, beson se ish-bashkëlojtari i tij Cesc Fabregas, do të ishte një opsion i mirë përkundër faktit se spanjolli nuk ka e ka mbajtur asnjëherë në mënyrë të përhershme këtë pozitë.

Kur u pyet nëse ai do të donte ta shihet Roberto De Zerbin në krye të Chelseat, Hazard u përgjigj: Ndoshta, por unë kam një mik timin tek Como. Ai mund të jetë trajner i parë.

Fabregas kaloi dy vitet e fundit tek Como në Itali, fillimisht si lojtar dhe më pasi ‘vari këpucët në gozhdë’ duke i dhënë fund karrierës si futbollist aktiv.

Lexo po ashtu Chelsea nuk do ta mbajë, Lukaku mes Serie A dhe Superligës së Arabisë

Ish-reprezentuesi spanjoll më pas u bë trajner i përkohshëm i Comos pas shkarkimit të Moreno Longos nëntorin e kaluar, deri në momentin kur klubi italian emëroi në krye të stolit uellsianin Osian Roberts, dhe më pas Fabregas kaloi në rolin e asistentit.

Como arriti që të sigurojë promovimin në Serie A më herët gjatë këtij muaji dhe Fabregas luajti një rol të madh në këtë arritje, ndonëse nuk ka shumë eksperiencë si trajner kryesor.

Megjithatë, Hazard i cili ka luajtur së bashku me Fabregasin për pesë vite, është i bindur se 37-vjeçari është i gatshëm që të marrë drejtimin e Chelseat./Telegrafi/

Exit mobile version