Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka paralajmëruar se GP i kësaj partie do ta mbështesë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë, duke ditur se kjo është në interes të vendit.
“GP i AAK-së do ta votojë në parim dhe do të shohim se ku do të bëjmë ndryshimet e nevojshme”, tha ajo.
Haxhiu tha se ligjet janë në interes të qytetarëve dhe duhet të jenë sa më të zbatueshme.
Ndërsa në emër të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi i ka dhënë mbështetje këtij projektligji, duke ftuar deputetë e tjerë të japin kontributin e tyre.