Ish-deputeti dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, është transferuar në Gjykatën Speciale në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.
“Para një ore është nisur me aeroplan për në Hagë”, ka thënë shkurt Smakiqi, duke shtuar se ka folur edhe me familjarët e Shalës.
Shala, i njohur si Komandant “Topi”, u ndalua dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it të hënën.
Po ashtu, EULEX-i ishte edhe në shtëpinë e Shalës, por sipas kreut të OVL UÇK-së në Malishevë, nga aty nuk është marrë asgjë.
“E kanë kontrolluar shtëpinë, por nuk kanë marrë asgjë”, ka thënë për Telegrafin, kryetari i OVL UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.
Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, nuk ka dashur të komentojë këtë rast, por ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar operacione në Kosovë.