Site icon Telegrafi

I harruar nga të gjithë, Dele Alli do të fillojë së shpejti stërvitjet me klubin nga Serie A

Dele Alli pritet që të stërvitet me ekipin italian Como gjatë muajit të ardhshëm, teksa mesfushori po synon të bëjë rikthimin e tij në futboll. 

28-vjeçari është momentalisht lojtarë i lirë pasi u largua nga Evertoni gjatë afatit kalimtar veror. 

Vitin e kaluar, mesfushori zbuloi se ai kaloi plotë gjashtë javë në rehabilitim pasi ishte ballafaquar me disa trauma nga fëmijëria. 

Ai nuk është paraqitur në ndonjë ndeshje zyrtare që nga shkurti i vitit të kaluar, kur kishte qenë duke përfaqësuar ekipin turk Besiktas në huazim nga Evertoni. 

Karriera e Alli është penguar nga lëndimet e shpeshta dhe problemet e tjera jashtë fushës, pas një fillimi fantastik të karrierës së tij. 

Pasi u transferua tek Tottenhami nga MK Dons si adoleshent, Alli fitoi dy herë çmimi si lojtari i ri më i mirë. 

Alli që ka luajtur në 37 ndeshje për Anglinë, ishte i pranishëm në tribuna në ndeshjen që Como e fitoi me rezultat 2-0 ndaj Romës në vikend. 

Ekipi italian siguroi rikthimin në elitë sezonin e kaluar nën drejtimin e ish-mesfushorit të njohur Cesc Fabregas. 

Pas përfundimit të ndeshjes me Romën, Fabregas u pyet për mundësinë që Alli të bëhet pjesë e Comos. 

“Ai mund të stërvitet me ne pas Krishtlindjeve dhe të gjejë formën e tij”, ka thënë shkurtimisht spanjolli./Telegrafi/

Exit mobile version