Telegrafi

“Hardh Fest” vjen me edicionin e 10-të, rikthehet sllogani ‘Për kokërr t’qefit’

Festivali “Hardh Fest” i cili mbahet në Rahovec, në datat 6,7, dhe 8 shtator , tashmë është kthyer në një traditë, duke ju mundësuar kështu fermerëve, vreshtarëve, prodhuesve të verës, artistëve, rinisë dhe popullatës së kësaj ane, të jenë aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore.

Gardalin Shtavica, drejtor artistik i Festivalit “Hardh Fest”, në një intervistë për Telegrafin, foli më shumë për edicionin e 10-të të këtij festivali.

“Këtë vit është edicioni jubilar i festivalit, pas ri-brendimit që është bërë në vitin 2015, sivjet e kemi edicionin e dhjetë të festivalit ‘Hardh Fest’ . Ndër vite festivali ka pasur sllogane të ndryshme, por këtë vit po i rikthehemi sloganit ‘Për kokërr t’qefit’, sllogan të cilin do ta mbajmë përgjithmonë”, tha fillimisht Shtavica.

Shtavica përmendi edhe veçantinë e edicionit të dhjetë të “Hardh Fest”.

“ ‘Hardh Festi’ si festival është unik, pasi që ka një produkt unik, ku përveç aktivitetit për të cilin njihet më së shumti, dhe muzika që i tërheq vizitorët, ‘Hardh Festi’ po ashtu e ka për ide promovimin e rajonit vreshtar të Rahovecit, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe veçoritë e qytetit të Rahovecit, shtoi ndër të tjera Shtavica, shkruan Telegrafi.

Intervistën e plotë me drejtorin artistik të festivalit “Hardh Fest”, Gardalin Shtavica, mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/