Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, folur sërish rreth qendrimeve të tij për demarkacionin.
Ai para gazetarëve ka thënë edhe një herë se ky version i demarkacionit nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.
“Gjendja s’ka ndryshuar, nuk ka diçka të re në këtë drejtim. Deputetët janë të ndarë në Parlament, dhe se versioni i tanishëm i Demarkacionit nuk e ka shumicën”, tha Haradinaj.
“Siç është në gjendjen e tanishme ne i themi jo”, tha kryeministri.
Derisa institucionet ndërkombëtare kanë bërë me dije se ky është momenti i fundit i Kosovës për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm pa viza.
Ndërsa, marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të shqyrtohet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që mbahet të hënën./Telegrafi/