Site icon Telegrafi

Haradinaj falënderon ministrin Mehaj për shërbimin ndaj atdheut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehaj si Ministër i FSK-së.

Haradinaj, përmes profilit të tij në Facebook, ka shprehur falënderimin për ministrin Mehaj pas dhënies së dorëheqjes nga përgjegjësia e ministrit.

“I nderuar ministër Mehaj, faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Armend Mehaj ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Punëve Mbrojtjes, për arsye familjare.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkak të sëmundjes së gruas së tij.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, falënderoi Mehajn për punën në Ministrinë e Mbrojtjes dhe njoftoi se ka emëruar ministër të ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.

Ndryshe, Armend Mehaj kishte ardhur nga Norvegjia për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila u votua në mars të vitit 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version