Është themeluar Oda Nordike e Tregtisë në Kosovë, për të cilën kryeministri Albin Kurti u shpreh optimist se do jetë urë lidhëse që bizneset e këtyre vendeve të investojnë në Kosovë.
Të lumtur me hapjen e kësaj ode u shprehën edhe ambasadori suedez, finlandez dhe ai norvegjez, të cilët potencuan bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të tyre dhe Kosovës.
Në anën tjetër, kryetarja e Odës Nordike të Tregtisë, Afërdita Pllana tha se kjo nismë do të ndihmojë në rritjen ekonomike të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës. /KP/