Vitaly Barazov ka hyrë 30 metra thellë në ujërat e gadishullit Sinai në Egjipt dhe ka hapur gojën që peshqit t’ia pastrojnë dhëmbët.
Videoja e postuar më poshtë, tregon zhytësin duke qëndruar i qetë, ndërsa gjallesat e ujit kërkojnë ushqim nëpër gojën e tij, transmeton Telegrafi.
“Shkuarja te dentisti është e frikshme, ndërsa këto janë krijesa që nuk bëjnë asnjë dëm dhe i largojnë mbetjet”, ka thënë Barazov lidhur me rastin.
Në të vërtetë, këta janë të njohur si pastrues, sepse iu ndihmojnë peshqve tjerë duke ua larguar lëkurën e vdekur dhe parazitët. /Telegrafi/