Site icon Telegrafi

Handanovic dhe D’Ambrosio, do t’i vazhdojnë kontratat me Interin

Shtatori do të jetë muaji i rinovimeve në Inter, ku dy lojtarë të rëndësishëm: Danilo D’Ambrosio dhe Samir Handanovic, dy shtylla të ekipit të Antonio Contes, do të vazhdojnë me klubin.

Klubi nga San Siro iu kishte premtuar lojtarëve rinovime dhe tani do të vijnë.

D’Ambrosio do të marr rritje page nga 1.7 milion euro në 2.2 milionë euro dhe bonuse, sipas FCInterNews.it.

Danilo D’Ambrosio. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Mbrojtësit do t’i shtohet edhe nga një vit në kohëzgjatjen e kontratës, që do të thotë se ato skadojë në verën e vitit 2022.

Në axhendë, më tepër i rëndësishëm është rinovimi i Handanovic.

Samir Handanovic . (Photo by Alex Burstow/Getty Images)

Ashtu si D’Ambrosioportieri do të zgjasë marrëveshjen e tij edhe për një vit, deri në vitin 2022.

Klubi në ditët në vijim do t’i bëjë zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version