Marek Hamsik është vetëm një hap larg kalimit te skuadra suedeze Goteborg.
Mesfushori sllovak pas largimit nga Kina nga skuadra e Dalian ka vendosur të rikthehet në futbollin europian por në një kampionat të nivelit shumë më të ulët se ai Italian ku mbajti për vite me radhë veshur fanellën e Napolit.
Sipas Sport Expressen mesfushori 33-vjeçar pritet të udhëtojë ditët e ardhshme drejt Suedisë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë.
Për Hamsik u përfol edhe për një rikthim në Sllovaki te Slovan Bratislava, por në fund betejën për mesfushorin e fitoi Goteborg.
33-vjeçari qëndroi vetëm dy vite në futbollin kinez, ku ishte blerë nga Dalian për 20 milionë euro.
Reprezentuesi i Sllovakisë gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Slovan Bratislava, Brescia, Napoli dhe së fundmi Dalian. /Telegrafi/