Site icon Telegrafi

Haliti kritikon kryeministrin për urën e Ibrit: Albini në politikë shpesh herë vepron si një fëmijë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me veprimet që po ndërmarrin për hapjen e urës së Ibrit.

Sipas Halitit, ai po mbyll rrugët për Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Albini tenton të hap një urë për vete, por mbyll të gjitha rrugët për Kosovën. Albini në politikë shpesh herë vepron si një fëmijë i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme”, thotë ai në reagimin e bërë në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar se “strategjia e Albinit nuk është të zgjidhë probleme, por sa publicitet do të marrë’

“Për të treguar rëndësinë e tij, Albini shumë shpesh krijon probleme, probleme dhe vetëm probleme”./Telegrafi/

Exit mobile version