Site icon Telegrafi

Hahn vjen për vizitë në Maqedoni

Eurokomisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, do ta vizitojë Maqedoninë para mbajtjes së referendumit më 30 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hahn më 17 dhe 18 shtator do të vijë zyrtarisht në Shkup si mysafir i ftuar i “Ditët e mediave në Ballkanin Perëndimor”, por edhe jozyrtarisht për të kontrolluar aktivitetet e vazhdueshme për sqarimin e qytetarëve në në kontekst të mbështetjes së marrëveshjes së Prespës.

Dje dhe sot ardhjen e tyre e kanë lajmëruar sekretari amerikan James Mattis dhe ndihmës sekretari i SHBA-së për evropë dhe euroazi, Wess Mitchell. /Telegrafi/

Exit mobile version