Me shpenzimin e rezervës nuk rrezikohet stabiliteti makrofiskal, kështu është përgjigjur deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, deputetit të LDK-së, Driton Selmani.
Ky i fundit ka akuzuar qeverinë se po vjedh me laps.
“Në vend që të shkruaj me laps këta vjedhin me laps”, ka thënë Selmanaj.
Ndërsa, Hadërgjonaj ka thënë se ky shpenzim nuk rrezikon shtetin.
“Me shpenzimin e rezervës nuk rrezikohet stabiliteti makrofiskal dhe nuk rrezikohet shteti. Nëse i referohemi historikut të mjeteve të shpenzimeve të parapara nga viti 2013 është e njëjta. Në vitin 2016 janë shpenzuar 7.2 milionë euro, në vitin 2017 kanë qenë 7 milionë euro, ndërsa në vitin 2018 ky shpenzim ka qenë 4.2 milionë euro”, ka thënë Hadërgjonaj.
Ajo ka thënë se problemi i KOSTT-it është trashëguar nga qeveria e kaluar.
“Shqetësimet tona i kemi ngritur që paraja publike të planifikohet mirë, përmes kodeve buxhetore. Është bërë shumë zhurmë për këtë fond. Siç e dini vitin e kaluar janë ndarë 1 milion euro për KOSTT, një problem i trashëguar nga qeveria e kaluar. Angazhimi ynë është të jap llogaridhënie dhe çdo shpenzim të jetë çdo pjesë e planifikimit”, tha ajo. /Telegrafi/