Site icon Telegrafi

Hadergjonaj bëhet me skuadër të re, sot pritet zyrtarizimi i tij

Florent Hadergjonaj është larguar nga Kasimpasa pas tre viteve qëndrim në Stamboll.

Mbrojtësi kosovar mbeti i lirë në fund të sezonit dhe deri tani ka pritur për ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Përkundër se kishte oferta të rëndësishme nga Panathinaikos, AEK e Olympiacos, Hadergjonaj ka vendosur të mbetet në Turqi.

Lexo po ashtu Hadergjonaj drejt transferimit në Greqi, katër klubet e mëdha kërkojnë transferimin e tij

29-vjeçari do të mbetet pjesë e Superligës së Turqisë, por jo te Kasimpasa apo ndonjë skuadër tjetër nga Stamboll.

Mbrojtësi dardan karrierën do ta vazhdoj te Alanyaspor ku tanimë ka arritur marrëveshje dhe sot pritet zyrtarizimi i tij.

Lexo po ashtu Publikohen detajet e kontratës së Alitit te Alanyaspor: Jam i lumtur që jam këtu

Detajet e kontratës do të bëhen publike më vonë, derisa Hadergjonaj pritet t’i kryej testet mjekësore dhe të zyrtarizohet te skuadra e re.

Te Alanyaspor, Hadergjonaj do ta gjej bashkëkombësin e tij Fidan Aliti i cilii iu bashkua kësaj skuadre gjatë verës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version